Një ditë e qetë me diell kjo e sotmja në Durrës.

Ndërsa thuajse në çdo rrugë të qytetit shihet një trafik i rënduar, me qytetarë që rendin të bëjnë blerjet e fundit, në shëtitoren “Taulantia” dhe në sheshin “Liria” atmosfera është e vakët.

I vetmi ndryshim nga ditët e tjera me diell të dhjetorit, është skena e ngritur në shëtitore, që po bëhet gati për spektaklin e fishekzjarreve, ndërsa përballë bashkisë është vendosur baneri, që informon të gjithë qytetarët për organizimin e APD në bashkëpunim me arabët.

Të shumtë janë qytetarët, që shijojnë shëtitjen buzë detit, apo dhe ata prindër, që kanë dalë me fëmijët për të shijuar dekorin festiv në këtë kohë të mirë.