Një bebe femër është fëmija i parë i lindur në Durrës për vitin 2022.
Vogëlushja ka ardhur në jetë në orën 01.45 dhe peshon 3.3 kg.
Ndërkohë, në orën 08.20 ka ardhur në jetë bebja e dytë, që është e seksit mashkull, me peshë 3 kg.
“Vogëlushët dhe nënat e tyre janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, falë punës së përkushtuar të stafit të maternitetit të Durrësit”,- bën të ditur drejtoresha e spitalit Nadire Jani për “DurrësLajm”.





