Dita e parë e vitit të ri i ka gjetur një pjesë të madhe të qytetarëve të Durrësit t’i gëzohen motit të mirë dhe xhirove buzë detit.

Shëtitorja “Taulantia” është e mbushur mesditën e sotme me qindra qytetarë që shijojnë ngrohtësinë e diellit të këtij fillim janari, ndërsa konsumojnë një kafe apo shkëmbejnë urimet me të afërmit dhe të njohurit e tyre.