Familja e artistes së njohur Hueyda El Saied ka pritur Vitin e Ri 2022 pa të. Bashkëshorti i saj Thierry dhe djali i tyre Gabriel natën e ndërrimit të viteve kanë një urim prekës për fansat e artistes në rrjetet sociale.
Ata shkruajnë se edhe pse nuk jeton më Hueyda El Saied do të jetë në zemrat e tyre përgjithmonë.
“Dashuria jonë Hueyda është në zemrat tona përgjithmonë, kështu që nga thellësia e saj familja jonë e bukur ju uron gjithë të mirat për vitin e ri!! Gëzuar Vitin e Ri 2022. Gabriel & Thierry”- shkruan ata në urimin e tyre.
Karahas postimit Thierry dhe Gabriel postuan dhe një foto nga festa e Vitit të Ri 2021 ku kanë pozuar përkrah Hueyda El Saied.
Artistja shqiptare Hueyda El Saied u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme në fund të muajit nëntor.