Deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja dhe kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana kanë kaluar mëngjesin e sotëm në shoqërinë e njëri-tjetrit, ku duket se fokus i bisedës së tyre ka qenë e ardhmja e bashkisë Shijak.

Nëpërmjet një postimi në adresën e tij zyrtare në “Facebook”, Arbana ka ndarë një “selfie” me deputetin, që në zgjedhjet e 25 prillit kandidoi në njësitë administrative të Ishmit dhe Manzës dhe ka theksuar se “me deputetin Jurgis Çyrbja nisim një vit të ri plot me energji pune për shijakasit, me vullnetin për t’i ardhur në ndihmë banorëve, duke zgjidhur problematikat e tyre”.

Postimi i plotë:

☀️ Mirëmëngjes,

🟢 Me deputetin Jurgis Çyrbja nisim një vit të ri plot me energji pune për shijakasit, me vullnetin për t’i ardhur në ndihmë banorëve, duke zgjidhur problematikat e tyre.

🤝 Së bashku për të ardhmen e Shijakut!