Teksa diskutonte me Beniadën mbrëmë Einxhel u shpreh e penduar për puthjen në buzë me Dagzin.

Sipas saj ajo ishte e dehur, dhe ka këmbëngulur se nuk donte që kjo të ndodhte në sy të publikut.

“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakort që s’do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, tha ndër të tjera Einxhel.

Por sot në mëngjes ajo ka vendosur që t’i bashkohet shtratit të Dagzit për të kaluar disa momente në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mes shumë puthjesh, përqafimesh dhe përkëdheljesh ishte Einxhel e cila përpiqej të mos pikasej nga banorët e tjerë.

Më mbulo, nuk dua të më shohë Sarah! Po Arjola ça po bën aty?“, tha ajo e sikletosur.

Pavarësisht se Dagz u përpoq ta kamuflonte, ishte Sarah ajo e cila u shpreh e habitur pasi kuptoi se ç’po ndodhte.

Pse gjithë ky afrimitet?“, pyeti ajo çiftin më të ri të shtëpisë.