Pasi mediat kosovare raportuan se emri i vërtetë i këngëtares së njohur, Beatrix Ramosaj, është Behigje, ka reaguar i vëllai Alban Ramosaj. Ai  ka ndarë me fansat një “Instastory” ku shihet një lajm i bërë për emrin e këngëtares.

“Behigje Ramosaj, hahahahahaha o vdiqa. Kom kesh n’zo o njerëz. Lajmi më i mirë deri më sot. Beatrix Ramosaj emri jot i ri është Behigje dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë mendjen time”, shkruan ai duke qeshur me të madhe.

Me këtë postim, këngëtari ka hedhur poshtë lajmet që thonë se Beatrix nuk është emri i vërtetë i saj.