Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin pak minuta më parë, ku 1 person ka mbetur i vrarë dhe paraprakisht dyshohet për 3 të tjerë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në kompleksin “Fiori Di Bosko” në lagjen Don Bosko në kryeqytet.

Mësohet se disa të rinj ishin duke qëndruar brenda në ambientet e lokalit, ndërsa autorët, të moshës 22-30 vjeç, kanë qëlluar nga ambientet e jashtme të godinës, e më pas janë larguar me makinë nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se autorët e krimit janë larguar me automjetin e tyre tip “Benz” drejt Laprakës dhe se sherri mes të rinjve ka nisur për motive të dobëta duke agravuar deri në përplasjen me armë.

Mësohet se viktima ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës ku po marrin ndihmë mjekësore.

Dyshohet se ka mbetur i vrarë Blerim Çela, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorëve, të cilët u larguan me një automjet në drejtim të Laprakës.

Policia ka rrethuar zonën përreth si dhe ka ngritur postblloqe kudo në kryeqytet.