Zbardhet dinamika se si ndodhi krimi te një lokal në Don Bosko në Tiranë.
Mësohet se njëri prej autorëve ka dalë nga makina tip “Benz” dhe në këmbë është drejtuar në afërsi të tavolinës ku ndodhej viktima dhe të plagosurit e më pas ka lëshuar mbi to një breshëri kallashnikovi.
Më pas, ai ka hipur sërish në makinë dhe me ndihmën e një personi tjetër është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Fatkeqësisht mësohet se njëri prej të plagosurve, është kamarieri i lokalit Azbi Selimaj 19 vjeç.
Ai ka qenë duke shërbyer kur ka marrë një nga plumbat dhe ka mbetur i plagosur në shpatull.
19-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetës, ndërsa vëllai i viktimës, Blerim Çela ka marrë dëmtime të shumta dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet ende në rrezik, pasi mjekët kanë deklaruar se plumbat i kanë prekur organet jetësore.





