Në Itali është regjistruar rekord infektimesh nga koronavirusi pasi janë shënuar 170.944 persona të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.

Nga ana tjetër, nuk e kanë fituar betejën me virusin 259 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të pandemisë në 138.045 viktima.

Në terapi intensive janë 1392 pacientë. Ndërsa numri i të shtruarve ka arritur në 12912.

Ndërsa numri i vdekjeve të shënuara sot (259) është më i larti që nga 30 prilli, kur ishin 263 jetë të humbura.