Blogerja nga Durrësi, Sarah Berisha ishte më e votuara mbrëmjen e sotme për të lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të “Big Brother VIP”.
Pasi ishte një ndër banoret më të votuara brenda shtëpisë nga nominimi i së premtes, Ilir Shaqiri zgjodhi që të zëvendësonte veten e tij me DJ DAGZ duke i dërguar kështu të dy në televotim.
Mbrëmjen e sotme ajo u zgjodh si më e votuara nga publiku, për të ndërprerë këtu rrugëtimin e saj.
“Jashtë ka jetë! Jam shumë e lumtur që ju njoha! ”, tha Sarah mes lotësh dhe buzëqeshjesh para se të dilte nga dera e shtëpisë së “BBV”.