Ngjarje e rëndë në Kosovë.
Një burrë me inicialet S.Q., 51 vjeç, dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.
Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë. Menjëherë sapo është njoftuar, policia ka shpejtuar drejt fshatit Llaushë. Aty kanë gjetur L.Q 48 vjeç të qëlluar me disa plumba.
Megjithëse e kanë transportuar për në spitalin rajonal në Mitrovicë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima, si pasojë e plagëve, kishte vdekur.
Burri është arrestuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.





