Një 36 vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” përpara një marketi, ndërsa mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Diego Hanaj i cili është paraqitur në spitalin e Vlorës për t’u mjekuar pas plumbit që ka marrë në dorë.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

36 vjeçari ka qenë duke kaluar në trotuar dhe mësohet se është qëlluar 3 herë nga një automjet në lëvizje.

Fatmirësisht vetëm njëri prej plumbave ka qëlluar shënjestrën duke bërë që të mos paraqesë rrezik për jetën.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes