Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 17-vjeçar me iniciale D. K., pasi akuzohet se ka plagosur me thikë dy persona.
Në një njoftim për mediat policia bën me dije se adoleshenti pasditen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçar dhe një 18-vjeçar. Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë mësohet se në pranga ka rënë dhe një 47-vjeçar, pasi për motive pronësie ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij.





