Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Mbreshtan të Beratit.

Një makinë ka shtypur një nxënës të vitit të parë në shkollën “Kristaq Capo” dhe është larguar nga vendngjarja.

Raportohet se 15-vjeçari i aksidentuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Beratit, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij. Dyshohet që i mituri të jetë përplasur nga një mjet tip “BMW”, ndërsa policia vijon punën për identifikimin e autorit.