Rita Ora dhe Taika Waititi janë kthyer në Sydney pasi kanë kaluar Vitin e Ri në Bayron Bay, në veri të Uellsit të Ri Jugor.

Çifti fluturuan në Harbour City me aeroplan privat të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 31 vjeçe, është lidhur me të dashurin e saj regjisor, 46 vjeç prej gati një viti.

Rita mbante një maskë të zezë për fytyrën ndërsa rastet e COVID-19 po shënojnë rritje në Sydney.

Ajo kishte dokumentuar pushimet e tyre në Instagram, por e mbajti të fshehtë vendndodhjen specifike duke postuar vetëm fotografi të saj në plazh.