Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Cërrik-Belsh, ku janë përplasur dy makina.
Si pasojë e përplasjes një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa tjetri është spostuar në anë të saj dhe shoferi ka mbetur i bllokuar brenda.
Nga pamjet shihen drejtuesit që janë të përgjakur dhe të plagosur rëndë. Ndërsa kalimtarë të rastësishëm janë përpjekur që t’u japin ndihmën e parë.
Më pas në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka rregulluar trafikun e mjeteve dhe ka kryer veprimet procedurale.
Të plagosurit janë nisur për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.





