Një ngjarje e rëndë raportohet nga Fieri, ku një 3-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spital nga edukatoret. Nga dyshimet paraprake, thuhet se është mbytur.

Por është ende e paqartë se me çfarë mund të jetë mbytur apo dinamika e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë nga policia.

Fier
Informacion paraprak

Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.