Aktori i njohur amerikan, Sidney Poitier ka ndërruar jetën në moshën 94-vjeçare. Poitier ishte afrikano-amerikani i parë që mori një çmim Oscar për filmin e tij të vitit 1963 “Lillies of the Field”.

Poitier ishte gjithashtu regjisor, shkrimtar dhe diplomat. Suksesi i aktorit vazhdoi gjatë viteve ’60. Filmat e tij më të suksesshëm janë: “Story of a Crime”, “Guess’s Who Coming to Dinner”.

Ai lindi në Miami, Florida dhe u rrit në ishullin Katie të Karaibeve ku më pas u transferua në Miami.

Prindërit e tij, Reginald James Poitier dhe Evelyn Auden, udhëtuan për të shitur domate dhe prodhime të tjera bujqësore në Katie Island.

Shkalla e mbijetesës së foshnjës ishte minimale, dhe prindërit e tij qëndruan në SHBA për tre muaj. Kështu aktori mori automatikisht shtetësinë amerikane. Në moshën 10-vjeçare prindërit e tij u transferuan në Nassau në Bahamas dhe në moshën 15-vjeçare prindërit e dërguan në Miami për të jetuar me vëllain e tij.