Këngëtari Vlashent Sata i ka propozuar për martesë moderatores, Dojna Mema në Barcelonë.

Lajmi ëmbël u bë publik nga vetë prezantuesja në një video të publikuar në Instagram.

“Gjithmonë Po”, ka shkruar moderatorja krah pamjeve të ëmbla me Vlashentin që e mbulon në puthje e përqafime e me diellin që ndriçon mes tyre.

Kurioziteti i ndjekësve se kur do të ketë dasmë duhet të jetë i madh, por për momentin të gjithë po i gëzohen videos së propozimit nga Dojna.

Në dorën e saj duket dhe unaza e propozimit, e cila bie në sy menjëherë. Për të tjera ndodhi, duhet t’i prisni dhe pak Dojnën dhe Vlashentin.