Spartak Braho, një person me ndikim në qytetin e Durrësit, së fundmi ka një përplasje të fortë me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako. Duke folur për këtë përplasje në emisionin “Zona Zero”, Braho zbuloi se ka qenë ai që i ka prezantuar Ramës dhe Metës, Dakon si kandidatin për postin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit.

“Unë do të them diçka, kam qenë për gati 20 e ca vjet një nga drejtuesit e PS-ë në Durrës, kishte socialistë në periudhën e qeverisjes së Berishës ishte sakrificë e madhe, socialistët e Durrësit janë pjesa më e vuajtur. Se ku nga mbiu ku bixhoz, ku dreq, nuk e di, se vetëm bixhoz dinte të luante. Rasti e solli që për një kandidaturë e mbetur bosh, për kryetar bashkie, të zgjidhej ai. Aq i panjohur ishte ai sa që kur e kam marrë e çova te Rama e Meta e më thanë: Ore je mirë ti, se ky është 1.40 cm i gjatë. Je mirë më than ky nuk e mbush tryezën e kryetarit të bashkisë. U kthye në një njeri i pangopur me lekë, mister betoni e ka emrin, kështu e thërrasin. Shpallja e tij non-grata është veprimi më i denjë, është turpi më i madh i disa ministrave të Ramës që vazhdojnë hanë e pinë te Arragosta me Vangjush Dakon. Edhe Berisha dhe Dako duhet të jenë në burg, si non grata, edhe ato që i shkojnë bashkë me të do të rrinë”, tha Braho.

Ai u shpreh se disa ministra socialistë gabojnë që ende rrinë e shoqërohen me Dakon, i cili i josh ato edhe me lekë.

Durrësi është qytet i shkatërruar, i betonizuar, është dora e tij. Nuk i del një jetë të lajë gjynahet që ka bërë në Durrës, qytetarët e dinë të gjithë. Jam penduar? Ato janë pjesë e jetës, se nuk është puna që jam penduar me Dakon, jam penduar edhe me ata që i bëjnë hosana Ramës për paratë Dakos. Kur ikin këta që vijnë në Durrës, Vangjushi i hap makinën dhe i mbush çantat me lekë, i kam edhe me foto unë”, tha Braho.