Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje, ku një makinë ka humbur kontrollin, pasi ka tentuar të parakalojë dy mjete të tjera.
Mësohet se shoferi i makinës “Audi” me targa të huaja SG100Y ka goditur dhe marrë përpara mjetin tip “Benz” me targa AA250OC.
Më pas, makinat përfunduan në oborrin e një shtëpie në lagjen Gafurr Muco, pranë fabrikës së miellit.
Nga përplasja, kanë mbetur të plagosur lehtë shoferi dhe pasagjeri i “Benzit”, ndërsa shoferi i “Audit” është larguar menjëherë nga vendngjarja.





