Meridiani është banori që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP. Ai ishte në nominim me Ilirin dhe Donaldin.

Ky i fundit hapi kutinë e pandorës në spektaklin e kaluar dhe zgjodhi që të shkojë në nominim me Ilirin dhe Meridianin.

Zarfi tjetër ishte një udhëtim nëpër botë me vëllain e tij Romeon.

Për daljen e tij, Donaldi u ndje shumë keq dhe u përlot gjatë largimit të Meridianit.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, Meridiani është shprehur i zhgënjyer për zgjedhjen e Donaldit dhe nuk ka hezituar që t’ia thojë e ta thumbojë.