Blogeri Olti Curri bën çdo herë batuta të ndryshme në lidhje me banorët e BB VIP.
Teksa në “BB VIP” improvizohej “Fiks Fare”, Olti ka bërë një postim ku shkruante: “Tani u ngrit niveli i humorit në standart TV Tirana 2000”.
Duket se kjo i ka djegur shumë Meridianit, i cili e ka ripostuar pas daljes nga shtëpia. Në postimin e tij Meridiani shkruan:
”Të paktën ne jemi në TCH, nuk kemi kapur krevatin e shtëpisë!”
E sigurisht qe Olti nuk ja ka përtuar aspak, ndërsa shkruan:
”Vazhdon të punojë pa pagesë e merret me kalorsin pse i varen këmbët. Ti nuk je në Top, por Topi të përdori si top llastiku e talli topet me ty. Tani ulu me Sheilën dhe Palomën e bëni shtiza.”