Në protestën e thirrur nga ish kryeministri në selinë e PD-së morën pjesë dhe persona nga Kosova, të cilët kërkonin shkarkimin e Lulzim Bashës.

Ata janë shoqëruar ditën e djeshme nga policia dhe janë identifikuar si: Valdrin Dervishaj, 33 vjeç; Arben Dervishaj, 38 vjeç;; Qendrim Dervishaj, 26 vjeç; Orges Dervishaj, 20 vjeç.

Ndërkohë ka arritur në 60 numri i të shoqëruarve për dhunën në protestën e ditës së djeshme në selinë blu.

Protesta e thirrur nga Seli Berisha në selinë e PD, nisi dje në mesditë dhe mbështetësit e Berishës dhanë shenjat se vazhdimi do ishte i dhunshëm.