Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Librazhdit, ku një 36-vjeçar ka plagosur me thikë dy të rinj.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit M. P., 30 vjeç dhe R. B., 32 vjeç, banues në Librazhd, të cilët pas mjekimit në spitalin e Librazhdit, janë larguar për në banesë.”, thotë policia.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.