Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona, mes tyre shoferi i ambulancës që shkaktoi një aksident me disa makina të dielën në autostradën Tiranë-Durrës. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.H., 45 vjeç.
“A. H., 49 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin autoambulancë, është përfshirë në një aksident me disa mjete, në autostradën Durrës-Tiranë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit: P. Z., 35 vjeç, K. V., 27 vjeçe, A. Z., 26 vjeçe dhe R. B., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.“, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.





