Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident në kryeqytet paraditen e sotme.

Aksidenti ndodhi në rrugën e “Barrikadave”, ku mjeti me drejtues shtetasin K. B., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin A. B., 43 vjeç.

“Më datë 11.01.2022, në rrugën e “Barrikadave”, mjeti me drejtues shtetasin K. B., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin A. B., 43 vjeç. Si pasojë e aksidentit shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të aksidentit.