Edhe pse shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është nja garë me një fitues të vetëm, është e pashmangshme që tashmë midis banorëve dhe konkurrentëve të jenë krijuar miqësi dhe lidhje shpirtërore.
Një ndër to, mesa duket është edhe miqësia midis Beatrix Ramosaj dhe Dj Dagz. Ky i fundit ndodhet në nominim së bashku me Ilir Shaqirin dhe Einxhel Shkira, dhe është komentuar shumë si banori me mundësinë më të madhe për t’u larguar.
Kjo gjë, duket se e ka mërzitur shumë Beatrix, e cila ka bërë jo pak herë një deklaratë se do të largohet nga shtëpia, nëse Dj-i do të eleminohet.
“Nuk mund ta shoh shtëpinë pa të (qan). Nuk e imagjinoj dot, shpresoj me shpirt”, ka thënë ajo.
Për këtë ka vendosur të reagojë dhe partneri i saj, Donald Veshaj, i cili u nervozua duke i thënë që kjo garë është vetëm një lojë.
Beatrix Ramosaj: Pse je me nerva?
Donald Veshaj: The që do dal
Beatrix Ramosaj: Nuk thashë, jo jeta nuk thashë ashtu
Donald Veshaj: E ke thënë dhe herë tjetër, që po doli Dagz do iki pas tij
Beatrix Ramosaj: Më fal o jeta
Donald Veshaj: E kam për ty që të mos mërzitesh, është lojë. Dua të dal dhe unë pas teje, po qetësohu.