Një mjet i tonazhit të rëndë është rrëzuar nga era e fortë në superstradën Lezhë-Laç, mbi urën e Milotit.
Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri nuk kanë marrë lëndime. Por kjo situatë ka sjellë bllokimin e qarkullimit në njërin krah të rrugës prej 2 orësh.
Aktualisht autoritetet po punojnë për të larguar nga rruga mjetin e tonazhit të rëndë me targa të Kosovës për të zhbllokuar qarkullimin e makinave.
Policia Rrugore mësohet se ndodhet në terren dhe po orienton lëvizjen e automjeteve përgjatë superstradës.





