‘’Kutia e Pandorës’’ është tashmë një detaj i pandashëm i lojës së ‘’BBV’’.

Spektaklin e mbrëmshëm përpara kësaj zgjedhjeje u vendos Iliri.

Pa hezitim ai zgjodhi ta hapë këtë kuti, duke marrë përsipër benefitet dhe penalizimin e saj.

Ilirit iu dha mundësia që të darkonte me mikun e tij më të mirë, Sabianin.

Nga ana tjetër ai do duhet të dërgonte në nominim tre banorë, tek të cilët mund të përfshinte edhe veten.

Në televotim ai zgjodhi të dërgonte veten, Eltionin dhe Arbrin, këta dy të fundit banorë të ri në shtëpinë e Big Brother.

Me Eltionin, Iliri ka pasur debate të forta për shkak të njohjes së tyre në të kaluarën, dhe një audicioni ku ai nuk i kishte dhënë dritën jeshile.