Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 53-vjeçar është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit dhe ka humbur jetën.
Mësohet se viktima, shtetasi me iniciale A.Xh., vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Me datë 13.01.2022, në rrugën “Eduard Mano”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katër i pallatit ku banonte, shtetasi A. Xh., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.“, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





