Një 45-vjeçar është arretuar ditën e sotme në Vlorë, pasi u kap me kokainë të ndarë në doza të vogla.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi L. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza.“, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





