Pas sherrit për “treshen”, Ilir Shaqiri ka bërë veprimin e papritur duke puthur në faqe Monika Lubonjën.
Teksa bisedonin së bashku, balerini iu afrua dhe e puthi në faqe aktoren, e cila mbeti e habitur nga ky veprim i tij.
Ajo e pyeti se përse e bëri këtë veprim dhe Iliri u shpreh se ishte thjesht një puthje të cilën kishte nevojë t’ia jepte. Por kjo nuk do të thotë se lufta midis tyre nuk ka përfunduar.
Pjesë nga biseda:
Monika: Çfarë është kjo?
Iliri: Është një puthje, nuk ka asnjë lloj gjëje…
Monika: Vetëm thjeshtë një puthje?
Iliri: Po, kisha nevojë të ta jepja dhe ta dhashë
Monika: Pra lufta jonë vazhdon?
Iliri: Po sigurisht…
Kujtojmë se Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja ishin shumë miq të mirë brenda shtëpisë së BBV por marrëdhënia e tyre u prish në momentin që aktorja zgjodhi Beatrix Ramosjan për ta shpëtuar nga nominimi i javës.
Koreografit nuk i erdhi aspak mirë nga ky veprim i aktores dhe që prej asaj kohe mes tyre ka pasur debate të ashpra. Ndërsa pati edhe ofendime, ku pas një keqkuptimi Monika Lubonja i përmendi edhe bashkëshorten Ilir Shaqirit.
Ky i fundit po diskutonte me balerinin Dritan Brame në lidhje me provën javore, ai i kërkoi që ta ndihmonte për të mjelë dhinë duke përdorur termin “e bëjmë treshe”.
“Ti hapi këmbët unë e mjel, e bëjmë treshe”, tha Ilir Shaqiri, fjalë që sollën reagimin e ashpër të aktores Monika Lubonja, e cila u mendoi se ky term iu dejtua asaj dhe tha: “Të kapi dhinë e vetë atje (gruan), dhe ta kthejë si të dojë, le të marri dhe Tanin pastaj për ndihmë”.