Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 11.252 persona dhe janë regjistruar 237 viktima.

Ashtu si numri i infektimeve edhe ai i viktimave gjatë ditës së sotme ka pësuar një rënie, pasi dje janë regjistruar 12.715 raste dhe 421 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Numri total i infektimeve ka shkuar 2,553,032, ndërkohë që ai i viktimave është 88,516 në të gjithë shtettin fqinj që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.