Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se numërimi mbrapsht për koncertin e Kanye West në Tiranë ka nisur.
Gonxhja njofton se punimet për stadiumin që do mirëpresë rreth 60000 spektatorë për koncertin e Kanye West po avancojnë me ritme intensive.
Më 11 korrik, në Shqipëri do zhvillohet koncerti i këngëtarit të famshëm, Kanye West, për të cilin në zonën e Kasharit po ndërtohet një stadium ku do zhvillohet koncerti i tij.
Postimi i ministrit Blendi Gonxhja:
Numërimi mbrapsht ka nisur dhe Eagle Stadium po transformohet dita-ditës për të mirëpritur rreth 60,000 spektatorë në spektaklin më të madh muzikor që ka parë ndonjëherë Shqipëria.
Kamionët e parë me tribunat kanë mbërritur dhe ndërtimi i stadiumit po avancon me ritme intensive. Çdo ditë na afron më pranë një nate historike.
Më 11 Korrik 2026, Tirana bëhet epiqendra europiane e muzikës, showbiz-it dhe kulturës me një super-produksion monumental, skenë gjigande, teknologji immersive dhe një eksperiencë që shkon përtej çdo koncerti të organizuar më parë në Shqipëri.
Eagle Stadium, Kashar – Tiranë
11 Korrik 2026
Biletat: www.yealbania.com





