Presidenti Ilir Meta ka nderuar “Për Merita të Veçanta Civile” koreografin e shquar, Ramazan Këllezi.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson se Këllezi është promovues i vlerave kombëtare shqiptare jashtë vendit.

POSTIMI I METËS

Në vlerësim të kontributit të çmuar për promovimin jashtë vendit të traditave e kulturës sonë kombëtare, në veçanti për ndihmesën e dhënë për edukimin e brezave të rinj të  shqiptarëve në diasporë me dashurinë për Atdheun, pata kënaqësinë të nderoj “Për Merita të Veçanta Civile”, koreografin e shquar, Ramazan Këllezi.

Mirënjohës, që edhe falë përkushtimit e misionit të tij patriotik,  Parlamenti i Ontarios miratoi ligjin për shpalljen e muajit nëntor si Muaji i Trashëgimisë së Shqiptarëve në Ontario, një event, që tashmë do festohet përgjithmonë.

Kemi nevojë për sa më shumë shembuj të tillë krenarie dhe frymëzimi, për të promovuar kudo në botë vlerat e traditat tona dhe forcuar identitetin kombëtar.