Një 25-vjeçar shqiptar, i cili ka shantazhuar të dashurën greke me një video +18, është dënuar me burg.

Mediat greke shkruajnë se i riu e kërcënonte prej kohësh ish-të dashurën, ndërsa fillimisht videon ia kishte dërguar asaj dhe nënës së saj.

Historia nis kur çifti filmoi veten duke kryer marrëdhënie seksuale, me aprovimin e vajzës. Por gjërat morën një kthesë tjetër kur 22-vjeçarja vendosi që t’i jepte fund marrëdhënies me shqiptarin.

I riu filloi ta shantazhonte. Por nuk mbaroi me kaq. I riu kërcënonte vajzën e re që të dorëhiqej nga puna ose përndryshe do t’i shpërndante kolegëve të saj videon pornografike. Në këto kushte e reja vendosi që të reagonte dhe denoncoi rastin në polici.

Kështu shqiptari u arrestua dhe u dënua me 2 vjet e 3 muaj burg.