Ed Sheeran i ka habitur të gjithë me planin e tij për të ndërtuar një dhomë varrimi nën dyshemenë e kishës së re në formë varke e cila po ngrihet në mjediset e mini-fshatit të tij në vlerë prej 4.4 milionë euro në Suffolk të quajtur Sheeranville.
Sipas DailyMail, fotografitë e reja tregojnë se objekti i kultit aktualisht është në ndërtim e sipër dhe është i mbuluar me skela, ndërsa së shpejti mund t’i bashkohet një zonë varrimi në të cilën do të futej përmes një pllake në dysheme.
Planet e fundit nënkuptojnë se ylli i pop-it 30-vjeç mund të varroset në mjediset e shtëpisë së tij në fshatin Framlingham nëse planet që janë paraqitur për varrin marrin miratimin nga oficerët e këshillit.
Vendi privat i këngëtarit britanik është modeluar me mure të lakuara në plan dhe në lartësi, të cilat i japin atij një ndjesi gjithëpërfshirëse në formë varke.