Policia e Fierit ka arrestuar një 64-vjeçar nga Vlora, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Vesaf Musa, 64 vjeç, banues në Skrofotinë, Vlorë, pasi dyshohet se në Levan ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.“, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.