Ndërmarrja Komunale Durrës ka një drejtor të ri.
Leonard Haka është emëruar drejtor i NSHK-së në vend të Shpëtim Hidrit, i cili e mbajti këtë post për rreth 2 vite.
Emërimi i Hakës në detyrë është bërë më 10 janar.
Për 7 vite me radhë, kreu i ri i NSHK-së ka mbajtur detyrën e shefit të sektorit të azhornimit pranë Ujësjellës-Kanalizime Durrës.





