Flakët kanë përfshirë një banesë në lagjen “Kala” në Elbasan.  Për rastin është njoftuar reparti zjarrfikës i cili ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka lokalizuar dhe fikur flakët që përbënin rrezik edhe për banesat e tjera.

Zjarri nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet, por dyshohet për një shkëndijë elektrike.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.