Aksident me vdekje në fshatin Mërtish, Lushnje.
Duke drejtuar motocikletën, shtetasi Agim Kola ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore e më pas ka përfunduar në asfalt.
Përplasja ka qenë fatale pasi ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, e cila ka transportuar trupin e viktimës në morgun e spitalit të Lushnjes.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Lajmi kryesor:





