I paraburgosuri Ahmed Mohamed Safëat Taha Elsayed (al-Sayed) që do ekstradohej për në Egjipt, nuk është realizuar këtë të diel.

Mësohet se nga Kompania e Fluturimit nuk është marrë përsipër ekstradimi i tij, për arsye sigurie.

Pasi është marrë konfirmimi i Interpolit, shtetasi i huaj është kthyer në ambientet e paraburgimit te “Mine Peza”.