Është shpallur në kërkim Eno Jazaj, 23 vjeç banues në lagjen “Partizani” në qytetin bregdetar.

Ai është përfshirë në një konflikt me një person tjetër, ku siç shihet nga pamjet e siguruara nga Panorama.al, i riu ka tentuar të shtypë me makinë shtetasin me iniciale E.A.

Menjëherë pas kësaj, shihet teksa shtetasi E.A. i ka shkuar tek xhami shoferit dhe e ka kërcënuar me thikë.

Tentoi të shtypë me automjet një shtetas, shpallet në kërkim 23 vjeçari. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë shpalljen  në kërkim të   shtetasit E. J., 23 vjeç,  banues në lagjen “Partizani”, Vlorë,  sepse më datë 06.01.2022, në  rrugën “Veledin Kollozi”,  ka kanosur shtetasin E. A.,  duke tentuar ta përplas me automjetin e tij. Vijon puna për kapjen  e tij.“, thotë policia.