Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë.
Një makinë është përplasur me një motor, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit të fundit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 16.01.2022, në Paskuqan, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin Xh. K., me motomjetin me drejtues shtetasin J. K.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





