Kontroll në zyrat e firmës ‘Vëllezërit Hysa’ në Elbasan.
Kontrolli është bërë me kërkesë të SPAK, për shkak të një hetimi që ka nisur në lidhje me këtë firmë e cila merret me ndërtimin e rrugëve.
Firma “Vëllezërit Hysa” ka qenë edhe me parë objekt hetimi lidhur me investimet e kryera në rrugë.
Madje administratori i kësaj firme ka qenë edhe i ndaluar në fillim të vitit 2018 në lidhje me investimin e kryer Elbasan-Gjinar.
Janë sekuestruar dokumentacione të cilat do ti nënshtrohen verifikimeve.





