Në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë ka rënë zjarr në një qendër studimi për fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës.

Policia njofton se nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.