Agron Duka, kryetar i PAA, do të kandidojë në qarkun e Durrësit, në listën shumëemërore të PD-së, por në një vend të sigurtë të saj, bazuar në marrëveshjen e arritur me kreun demokrat, Lulzim Basha.

Duke qenë i vetmi aleat që tashmë e di pozicionin e tij në 3 kandidatët e parë të listës së Durrësit, Duka e ka nisur fushatën në këtë qark për të fituar në 25 prill.

“Të kemi ne të paktën një mandat deputeti mbi mazhorancën, dhe kur them kam parasysh të gjithë aleatët përfshi këtu dhe LSI, mundësitë janë se ka një pakënaqësi të madhe ndaj qeverisë Rama”,- tha kreu i PAA-së per Vizion Plus.

Në vitin 2017, koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike arriti të marrë 4 deputetë në Durrës, LSI 2 dhe PS 8 mandate.