Para disa muajsh në një depozitë uji në banesën e Redion Hysës janë gjetur dy armë të cilat pas ekspertizës së bërë rezultoi se ishin të përdorura në vrasjen e Xhulio Prelës.

Arma tip kallashnikov u përdor nga kushërinjtë Hysa për të qëlluar drejt kamerave të sigurisë të një karburanti që kishin filmuar vrasjen e efektivit, ndërsa arma tjetër tip pistoletë TT pas ekspertizës balistike e provoi që ishte arma me të cilën i mori jetën efektivit të FNSH-së.

Që prej dhjetorit të vitit 2020 vijojnë të jenë në burg Redion Hysa dhe Sokol Hysa, kushërinj të cilët qëlluan kamerat e sigurisë të një objekti.

Ndërkohë Nikoll Sherniku u lirua pak kohë më parë për mungesë provash, ndërsa vijon të jetë në kërkim autori i dyshuar si Brilant Martinaj.

26-vjeçari Xhulio Prela u vra në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Gajush.